Kapitulli 7: E Drejta e Pronësisë Intelektuale

Acquis mbi pronësinë intelektuale parashikon mbrojtjen e të drejtave të autorit dhe të drejtave të pronësisë industriale. Ai parashikon rregulla të harmonizuara për mbrojtjen ligjore të të drejtave të autorit dhe të drejtave të tjera të lidhura me to. Dispozita specifike zbatohen për mbrojtjen e bazave së të dhënave, programeve kompjuterike, topografive gjysmëpërçuese, transmetimit satelitor dhe ritransmetimit kabllor. Në fushën e të drejtave të pronësisë industriale, acquis përcakton rregulla të harmonizuara për mbrojtjen ligjore të markave tregtare dhe dizenjove. Dispozita të tjera zbatohen për shpikjet e bioteknologjike, për produktet farmaceutike dhe produktet për mbrojtjen e bimëve. Përveç kësaj, acquis përcakton një markë dhe dizenjo komunitare dhe parashikon rregulla të harmonizuara për zbatimin e të drejtave të autorit dhe të drejtave të pronësisë industriale.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Economisë
Drejtoria e Përgjithshme e Pronësisë Industriale
Negociatori i kapitullit

Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
07-08.02.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar