Takime të përbashkëta

Takime të Përbashkëta

Me hyrjen në fuqi të Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit (MSA), dialogu politik midis Shqipërisë dhe BE-së mbahet në kuadër të strukturës së Këshillit të Stabilizim-Asociimit (KSA) dhe strukturave të tjera të përbashkëta (të komitetit dhe nënkomiteteve). Këshilli i Stabilizim-Asociimit mblidhet një herë në vit për të kryer një vlerësim të përgjithshëm mbi implementimin e MSA-së dhe shqyrton çdo çështje të rëndësishme që del në kuadër të zbatimit të saj. Përveç kësaj, dialogu politik në nivel parlamentar midis Shqipërisë dhe BE-së zhvillohet në kuadrin e MSA-së, i cili parashikon krijimin e Komisionit Parlamentar të Stabilizim Asociimit, që përbëhet nga anëtarë të Parlamentit Europian dhe Kuvendit të Shqipërisë. Takimet e Këshillit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri: Takimet e Komitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri: Takimet e Nënkomitetit të Stabilizim-Asociimit BE-Shqipëri: