Bashkëpunimi territorial

Bashkëpunimi Territorial

Bashkëpunimi Territorial

Programet e Bashkëpunimit Territorial ndahen në:

Programe bilaterale të Bashkëpunimit Ndërkufitar (Cross Border Cooperation (CBC)) – si rregull në këto Programe marrin pjesë dy vende që ndajnë kufi të përbashkët. Mund të jenë Programe të përbashkëta mes: i) dy vendeve IPA; iii) një vendi IPA dhe një vendi anëtar të BE; iii) dy vendeve anëtare të BE (fondet ERDF).

Programe Trilaterale të Bashkëpunimit Ndërkufitar – Marrin pjesë tre vende që ndajnë kufi të përbashkët në këto projekte, dhe duhet të kenë të paktën nga një partner nga secili vend.

Programe Transnacionale – janë Programe të mëdha me mbi pesë shtete pjesëmarrëse. Në çdo rast janë një miks vendesh anëtare të BE dhe jo-anëtare (ERDF+IPA).

Programet e bashkëpunimit Territorial hartohen nga vetë shtetet pjesëmarrëse në to dhe miratohen nga Komisioni Evropian. Programet kanë një shtrirje 7 vjeçare dhe secili program ka një Dokument Operacional ku parashikohen fushat e lejueshme ku mund të zbatohen projektet, alokimet financiare, autoritetet menaxhuese të Programit, zbatimi, si edhe prioritetet e mundshme për financim.

Pas hartimit të Programit dhe miratimit të tij nga Komisioni Evropian i hapet rruga lançimit të thirrjeve për projekte për secilin prioritet dhe në këtë mënyrë një program gjeneron një numër të konsiderueshëm projektesh që implementohen.

Zbatimi: Secili Program ka strukturat e tij që lehtësojnë zbatimin. Një nga strukturat që kujdeset për zbatimin ditë pas dite të Programit është Sekretariati Teknik, një strukturë me staf të dedikuar. Struktura më e rëndësishme e Programeve të Bashkëpunimit Territorial është Komiteti i Monitorimit në të cilin secili vend pjesëmarrës përcakton përfaqësuesit e tij.

Aplikantët/përfituesit e mundshëm: Entitetet që kryesisht mund të aplikojnë dhe zbatojnë projekte në kuadër të Programeve të Bashkëpunimit Territorial janë njësitë e qeverisjes vendore (Bashkitë, Qarqet, Agjensitë e Zhvillimit Rajonal), agjenci shtetërore, Drejtori Rajonale, organizata të shoqërisë civile (OJF, Qendra, Fondacione) Universitete, Qendra Kërkimore, si edhe institucione qëndrore (Ministri) në një numër më të vogël. Në mënyrë që këto entitete të përfitojnë mbështetje financiare nga Programet në fjalë, ato duhet të bëjnë partneritet me partnerë nga vendet e tjera pjesëmarrëse në Program dhe duhet të propozojnë projekte të përbashkëta.

Sikurse përcaktohet në Rregulloren e Komisionit Evropian 231/2014 (Rregullorja IPA), Bashkëpunimi Territorial është një nga pesë fushat e politikave (policy areas) të Instrumentit IPA. Aktualisht IPA është në periudhën e saj të dytë 2014-2020. Në këtë periudhë zbatuese Shqipëria merr pjesë në tetë Programe të bashkëpunimit territorial si më poshtë:

4 programe dy-palëshe:

  1. Interreg IPA BNK Greqi-Shqipëri 2014-2020
  2. IPA II BNK Maqedoni e Veriut – Shqipëri 2014-2020
  3. IPA II BNK Mali i Zi – Shqipëri 2014-2020
  4. IPA II BNK Shqipëri – Kosovë 2014-2020

1 program tri-palësh:

  1. Interreg IPA BNK Itali – Shqipëri – Mali i Zi 2014-2020

3 programe Transnacionale:

  1. Interreg ADRION (Adriatiko-Jonian)
  2. Interreg Mediterranean (Mesdheu)
  3. Interreg BalkanMed (Ballkan-Mesdheu)

PROGRAMI IPA II BNK SHQIPËRI-KOSOVË 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbarimin e programit në Shqipëri janë Qarku Kukës dhe Lezhë, me një buxhet prej 9.734.118 euro.

Prioritetet e këtij Programi janë si më poshtë:

  • Mbrojtja, ruajtja dhe vlerësimi i burimeve mjedisore;
  • Nxitje e trashëgimisë natyrore, kulturore dhe turizmi si një mundësi për zhvillimin ekonomik të zonës;
  • Nxitja e integrimit socio-ekonomik të të rinjve.

Autoriteti Kontraktues është Delegacioni i BE në Tiranë.

Sekretariati Teknik ndodhet në Lezhe dhe Zyra e Antenës (degë mbështetëse) është e vendosur në Prishtinë.

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare të programit:  http://albaniakosovo.org/?lang=sq dhe faqen e pikave të kontaktit: http://albaniakosovo.org/contact/?lang=sq

Shkarko Lista e  Projekteve të Programi Shqipëri-Kosovë IPA II

PROGRAMI IPA II BNK MAQEDONI E VERIUT – SHQIPËRI 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbarimin e programit në Shqipëri janë Qarku i Dibrës, Qarku i Elbasanit, Qarku i Korçës me një buxhet prej 13,790,000 euro.

Prioritetet e Programit:

  • Zhvillimii potencialit të turizmit duke promovuar trashëgiminë dhe vlerat kulturore;
  • Forcimi ikapacitetit prodhues të SME-ve dhe qasja në tregje;
  • Nxitje endërgjegjësimit për një ekonomi të gjelbër, mjedis më të pastër dhe përshtatje ndaj ndryshimeve klimatike

Autoriteti Kontraktues është Delegacioni i BE në Shkup.

Sekretariati Teknik ndodhet në Strugë ndërsa Zyra e Antenës (degë mbështetëse) është e vendosur në Elbasan.

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare e programit:  http://ipacbcmk-al.net/sq/ dhe faqen e pikave të kontaktit: http://ipacbcmk-al.net/sq/na-kontaktoni.html

Shkarko Lista e Projekteve Programi Maqedoni e Veriut- Shqipëri IPA II

PROGRAMI IPA II BNK MALI I ZI – SHQIPËRI 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbatimin e programit në Shqipëri janë Qarku i Shkodrës dhe Lezhës si edhe bashkia Tropojë, me një buxhet total prej 13,790,000 EUR (bashkëfinancimi kombëtar 1,890,000 EUR, kontributi i BE 11,900,000EUR).

Prioritetet e Programit janë:

  • Aksi 1– Mbështetja e Turizmit, Kulturës dhe Trashëgimisë Natyrore;
  • Aksi 2– Mbrojtja e Mjedisit, adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike, parandalimi i rrisqeve dhe menaxhimi;
  • Aksi 3– Promovimi i punësimit dhe përfshirja sociale e kulturore.

Sekretariati Teknik ndodhet në qytetin e Podgoricës dhe Zyra Mbështetëse (Antenë) në qytetin e Shkodrës.

Për më shumë informacion lutem referohuni tek faqja zyrtare e programit:  https://www.cbc-mne-alb.org/sq/ dhe faqja e pikave të kontaktit: https://www.cbc-mne-alb.org/sq/na-kontaktoni/

Shkarko Lista e Projekteve Programi Mali i zi- Shqipëri IPA II

PROGRAMI INTERREG IPA II BNK GREQI-SHQIPËRI 2014-2020

Zonat e lejueshme ndërkufitare për zbatimin e programit në Shqipëri përfshin: Qarkun e Vlorës, Gjirokastrës, Korçës dhe Beratit, me një buxhet prej 42,312,029 EUR. Sipas  informacioneve  nga  Autoriteti menaxhues Grek, me një vendim të Komisionit Evropian pritet që buxheti të shtohet me 5-7 Milion Euro. Vendimi është marrë në nivel ekzekutiv nga zyrtarët e KE, por ende nuk është formalizuar.

Prioritetet e Programit janë:

  • Aksi 1– Mbështetja e mjedisit, transportit të qëndrueshëm dhe infrastruktura publike;
  • Aksi 2– Nxitja e ekonomisë lokale.

Autoriteti Menaxhues dhe Kontraktues është Autoriteti Menaxhues Grek në varësi të Ministrisë Greke të Ekonomisë.

Sekretariati Teknik (ST) është i vendosur në qytetin e Selanikut ku ndodhen edhe zyrat e Autoritetit Menaxhues. Programi ka edhe një Zyrë Mbështetëse (Antenë) në qytetin e Sarandës, me një person përgjegjës.

Për më shumë info klikoni tek faqja zyrtare e programit:  https://greece-albania.eu/

Shkarko Lista e Projekteve Programi Greqi- Shqipëri IPA II

PROGRAMI INTERREG IPA II BNK ITALI-SHQIPËRI-MALI I ZI 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbatimin e programit janë në Shipëria (i gjithë territori), Mali i Zi (i gjithë territori), Italia (Rajoni Puglia: Foggia,   Bari,   Lecce,   Barletta-Andria-Trani   and   Taranto   dhe   Rajoni   Molise:   Isernia   dhe Campobasso), me një buxhet prej 93.000.000 Euro.

Autoriteti Menaxhues dhe Kontraktues është Rajoni i Puglias, Itali.

Sekretariati Teknik ndodhet në qytetin e Barit ku ndodhen edhe zyrat e Autoritetit Menaxhues. Sekretariati ka një Zyrë Kontakti në Tiranë dhe një në Mal të Zi (njihen si Pika Kombëtare të Kontaktit).

Prioritetet e Programit janë:

  • Forcimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe konkurrencës së SME-ve;
  • Menaxhimi inteligjent i trashëgimisë kulturore dhe natyrore me qëllim nxitjen e turizmit;
  • Mbrojtje e mjedisit, menaxhimi i riskut dhe strategjia e karbonit të ulët;
  • Nxitje e aksesueshmërisë ndërkufitare, nxitja e transportit.

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare të programit: https://www.italy-albania-montenegro.eu/ dhe faqen e pikave të kontaktit: https://www.italy-albania-montenegro.eu/contact-us

Shkarko Lista e Projekteve Programi Itali-Shqiperi-Mal i Zi IPA II

PROGRAMI INTERREG IPA II ADRION 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbatimin e programit janë katër vende anëtare të BE (Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia) si edhe katër vende kandidate (Shqipëria, Bosnja, Mali i Zi, Serbia).

Buxheti Total i Programit është 99.1 milion euro nga të cilat alokime ERDF janë 83.4 Mln Euro dhe alokime IPA janë 15.7 mln euro. Aktualisht Komisioni Evropian po shqyrton mundësinë e rritjes së këtij alokimi dhe balancimin mes dy instrumentave (IPA dhe ERDF). Nënvizojmë se, Programi ADRION konsiderohet si instrumenti më i rëndësishëm financiar për zbatimin e projekteve që janë në sinergji me Strategjinë e BE për Adriatikun dhe Jonin (EUSAIR).

Autoriteti Menaxhues dhe Kontraktues është Rajoni i Emilia Romagna, Itali.

Sekretariati  Teknik ndodhet  në  qytetin  e  Bolonjas  ku  ndodhen  edhe  zyrat  e  Autoritetit Menaxhues.

Prioritetet e Programit janë:

  • Mbrojtja e mjedisit dhe promovimin e adaptimit ndaj ndryshimeve klimatike;
  • Nxitja e transportit të qëndrueshëm dhe përmirësimin e infrastrukturës publike;
  • Nxitje e konkurrencës, mjedisit të biznesit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme, tregtisë dhe investimet.

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare të programit:  https://www.adrioninterreg.eu/ dhe faqja e pikave të kontaktit: https://www.adrioninterreg.eu/index.php/contacts/contact-point/

Shkarko Lista e Projekteve Programi ADRION IPA II

PROGRAMI INTERREG IPA II BALLKAN-MEDITERRAN 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbatimin e programit janë tre vende të BE: Greqia, Bullgaria, Qipro dhe dy vende IPA: Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut.

Buxheti Total i Programit është 39.727.654,00 euro nga të cilat 33.456.246,00 euro janë fonde ERDF ndërsa 5.126.138,00 euro janë fonde IPA (për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut). Shuma e financimit të BE është 85% për gjithë prioritetet përveç Asistencës Teknike për të cilën është 75%.

Autoriteti  Menaxhues  dhe  Kontraktues është Autoriteti  Menaxhues  Grek  në  varësi  të  Ministrisë greke të Ekonomisë.

Sekretariati  Teknik:  ndodhet  në  qytetin  e  Selanikut  ku  ndodhen  edhe  zyrat  e  Autoritetit Menaxhues.

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare të programit:  http://www.interreg-balkanmed.eu/ dhe faqja e pikave të kontaktit: http://www.interreg-balkanmed.eu/com/25_National-Coordination- Points

Shkarko Listën e Projekteve të Programit Balkanmed IPA II

PROGRAMI INTERREG IPA II MEDITERRANEAN (MED) 2014-2020

Zonat e lejueshme për zbatimin e programit janë vendet e BE (instrumenti ERDF): Qipro, Franca, Greqia, Italia, Malta, Portugalia, Sllovenia, Spanja, Mbretëria e Bashkuar dhe Kroacia; dhe vendet kandidate (Instrumenti IPA): Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi.

Buxheti Total i Programit është 233,678,791 EUR (nga të cilat IPA përafërsisht 9,3 milion euro dhe ERDF përafërsisht 224,3 milion Euro).

Autoriteti Menaxhues dhe Kontraktues është Rajoni “Provence Alpes Cote d’Azur” (Francë).

Sekretariati Teknik ndodhet në qytetin e Marsejës ku ndodhen edhe zyrat e Autoritetit Menaxhues. Nuk ka asnjë shqiptar në këtë Sekretariat.

Prioritetet e programit janë:

–    Promovimi i kapacitetit në inovacion;

–    Efiçenca e energjisë;

–    Nxitja dhe promovimi i kulturës dhe turizmit;

Për më shumë informacion lutem vizitoni faqen zyrtare të programit:  https://interreg-med.eu/ dhe faqja e pikave të kontaktit: https://interreg-med.eu/about-us/national-information/pages/albania/

Shkarko Lista e Projekteve Programi IPA II MED

PROJEKTI PANORAMED

Aksi 4- Qeverisja e Programit Interreg Mesdheu (MED) 2014-2020

Projekti Panoramed bashkë-financohet nga Aksi 4 – Qeverisja e Programit të Bashkëpunimit Transnacional “Mesdheu 2014-2020”. Qëllimi kryesor i kësaj iniciative është përforcimi i kapaciteteve të autoriteteve kombëtare dhe publike për të kontribuar në mënyrë të koordinuar me strategjitë e ndërmarra në basenin e Mesdheut.

Zonat e lejueshme: Platforma Panoramed është një nismë inovative që bashkon 12 partnerë (21 ministri dhe autoritete rajonale të shteteve evropiane të brigjeve të Mesdheut) konkretisht:

Vendet e BE (instrumenti ERDF):  Portugalia, Spanja, Franca, Italia, Sllovenia, Kroacia, Malta, Greqia dhe Qipro.

Vendet kandidate (Instrumenti IPA): Shqipëria; Bosnje-Hercegovina dhe Mali i Zi. Në këtë projekt marrin pjesë dhe Partnerë të Asociuar të përfaqësuar nga aktorët kryesorë të Mesdheut për të konkretizuar projektet strategjike dhe duke kontribuar në politikat dhe kuadrin e veprimit të përbashkët.

Partneri lider është Ministria e Financave dhe Administratës Publike, Spanjë.

Buxheti total për zbatimin e projektit platform është 9 M € per 5 vite te zbatimit.

Prioritetet e programit janë:

  1. Turizmi bregdetar dhe detar:
  2. Përmirësimi i politikave dhe planifikimit (menaxhimi i integruar i zonës bregdetare, plazhi hapësinor Detar, politikat e zhvillimit rajonal);
  3. Monitorimi Detar:
  4. Qeverisja e monitorimit të hapsirave bregdetare dhe detare (ndarja e të dhënave) si dhe risku mjedisor.

Për më shumë informacion lutem referohu tek faqja zyrtare e projektit: https://governance.interreg-med.eu/ dhe faqja e pikave të kontaktit: https://governance.interreg-med.eu/special-pages/contact/