Dokumente Stategjikë

Dokumente Stategjikë

Dokumente Stategjikë

EU STRATEGY FOR THE ADRIATIC AND IONIAN REGION (EUSAIR)

Strategjia e BE-së për Rajonin e Adriatikut dhe Jonit (EUSAIR) është një strategji makro rajonale e miratuar nga Komisioni dhe Këshilli Evropian në vitin 2014. Strategjia u zhvillua bashkërisht nga Komisioni dhe vendet e rajonit Adriatiko-Jonian, të cilat ranë dakord të punojnë në fushat me interes të përbashkët për të mirën e secilit vend dhe të rajonit në përgjithësi.

EUSAIR mbulon tetë vende: katër shtete anëtare të BE-së (Kroaci, Greqi, Itali, Slloveni) dhe katër vende jo-anëtare të BE-së (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Mal të Zi, Serbi). Objektivi i përgjithshëm i EUSAIR është promovimi i rritjes ekonomike dhe zhvillimit social në rajon duke përmirësuar bashkëpunimin, ndërlidhjen dhe konkurrueshmërinë midis vendeve.

Vendet pjesëmarrëse të EUSAIR ranë dakord për katër fusha kryesore me interes të përbashkët dhe rëndësi të veçantë për rajonin Adriatiko-Jonian:

  1. Zhvillimi Blu;
  2. Ndërlidhja e Rajonit;
  3. Cilësia e Mjedisit;
  4. Turizmi i Qëndrueshëm.

Për të lehtësuar zbatimin e EUSAIR u financua Projekti Strategjik Mbështetje për EUSAIR, i cili ofron mbështetje operacionale për strukturat qeverisëse të EUSAIR.

Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti është lehtësimi i koordinimit dhe zbatimit të EUSAIR duke rritur kapacitetin institucional të administratave publike dhe aktorëve kryesorë, si dhe duke ndihmuar përparimin e zbatimit të prioriteteve të përbashkëta.

Projekti financohet nga Programi i Bashkëpunimit Transnacional Adriatiko-Jonian 2014-2020. Për funksionimin e tij, një shumë totale prej 11.5 milion euro është dedikuar për periudhën nga maji 2016 deri në dhjetor 2022.

Roli i partnerit kryesor i është besuar Zyrës së Qeverisë së Republikës së Sllovenisë për Zhvillim dhe Politikë Evropiane Kohezioni, e cila koordinon partnerët nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Mali i Zi, Greqia, Kroacia, Italia, Serbia dhe Sllovenia.

Projekti  ofron mbështetje për Bordin Udhëheqës të EUSAIR (GB), si dhe 4 Grupet Drejtuese Tematike (TSGs), që përfshijnë tetë vende të rajonit Adriatiko-Jonian.

Për më shumë informacion lutem referojuni faqes   zyrtare   të   projektit:
https://eusairfacilitypoint.adrioninterreg.eu/;
http://www.adriatic ionian.eu/
dhe  faqja  e  pikave  të kontaktit:
https://www.adriatic-ionian.eu/contacts/national-coordinators/
https://www.adriaticionian.eu/contacts/eusairfacilitypointpartnership/
http://www.adriaticionian.eu/

Shkarko Dokumenti Strategjik Kombëtar 2014-2020_shqip