Kapitulli 11: Bujqësia dhe Zhvillimi Rural
Acquis i bujqësisë dhe zhvillimit rural synon të mundësojë funksionimin e Politikës së Përbashkët të Bujqësisë të BE (CAP). Acquis rregullon kryesisht ndihmat e dhëna për fermerët dhe aktorët e tjerë (p.sh. përpunuesit) në bujqësi, kuotat e prodhimit për produkte të caktuara, kufizimet dhe tarifat e importit , si dhe përfshin masa për plotësimin e nevojave të komunitetit bujqësor dhe rural me më pak nivel të ardhurash dhe diversifikimin e të ardhurave të tyre. Kërkohet gjithashtu ngritja e sistemeve të menaxhimit dhe të cilësisë, siç ngritja e një agjencie pagesash dhe sistemi i integruar i administrimit dhe kontrollit (IACS), si dhe kapacitet e tjera për të zbatuar masat e zhvillimit rural. Ky kapitull mbulon një numër të madh rregullash detyruese, shumë prej të cilave janë të zbatueshme drejtpërdrejt. Zbatimi i duhur i këtyre rregullave dhe vënia në fuqi dhe kontrolli i tyre me efektivitet nga një administratë publike efikase janë thelbësore për funksionimin e CAP. Shtetet Anëtare duhet të jenë në gjendje të zbatojnë legjislacionin e BE-së për skemat e drejtpërdrejta të mbështetjes të fermave dhe të zbatojnë organizimin e tregut të përbashkët për produkte të ndryshme bujqësore.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
02-05.12.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar