Kapitulli 12: Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve
Ky kapitull përfshin rregulla të hollësishme në fushën e sigurisë së ushqimit , vendosjen e rregullave për mbrojtjen e konsumatorit, higjenën dhe paraqitjen e produkteve ushqimore, kontrollet dhe mekanizmat për garantimin e sigurisë së ushqimit, etj. Ai gjithashtu përfshin aspektet e higjenës që lidhen me përpunimin dhe vendosjen në treg të produkteve ushqimore, veçanërisht të ushqimit me origjinë shtazore. Për më tepër, ky acquis rregullon tregtinë ndër-komunitare (brenda Bashkimit Evropian) të kafshëve të gjalla dhe produkteve shtazore, kontrollin e sëmundjeve të kafshëve dhe aspekte të tjera që lidhen me shëndetin dhe mirëqenien e kafshëve. Në fushën e mbrojtjes së bimëve, acquis vendos rregulla gjithëpërfshirëse në lidhje me kontrollin e organizmave të dëmshëm ndaj bimëve dhe produkteve bimore, përdorimin e pasaportës së bimëve në tregtinë e bimëve të destinuara për mbjellje, procedurat për autorizimin e produkteve për mbrojtjen e bimëve, masat e karantinës, mbetjet e pesticideve të përdorura për prodhimin e bimëve, tregtimin dhe kualifikimin e farës dhe fidanëve.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
18-22.02.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar