Kapitulli 30: Marrëdhëniet me Jashtë
Kapitulli i “Marrëdhënieve me Jashtë” përbëhet nga legjislacioni që buron nga marrëdhëniet ekonomike dhe tregtare të Bashkimit Evropian me vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare, si dhe bashkëpunimi ndërkombëtar dhe ndihma humanitare. Acquis në këtë fushë përbëhet kryesisht nga legjislacioni i BE-së me fuqi të drejtpërdrejt detyruese, i cili nuk kërkon transpozim në ligjin kombëtar. Vendet kandidate pritet të harmonizojnë politikat e tyre në mënyrë progresive me ato të BE-së në në lidhje me marrëdhëniet me vendet e treta dhe organizatat ndërkombëtare.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
25.09.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar