Mbështetje Teknike
Mbështetje Teknike
Mbështetje për Menaxhimin e IPA-s
Projekti i Asistencës Teknike “IPA 2017 – Mbështetje për menaxhimin e IPA-s” asiston Ministrinë për Europën dhe Punët e Jashtme prej Shkurtit 2019. Objektivi i përgjithshëm i këtij projekti 18-mujor, financuar nga Bashkimi Europian në shumën 950,000 Euro është të asistojë përdorimin efektiv dhe eficent të ndihmës së BE-së, në mënyrë që të përgatisë Shqipërinë për anëtarësimin në BE, ndërsa objektivi specifik është forcimi i kapaciteteve të Koordinatorit Kombëtar të IPA-s (KKIPA) (Drejtoria e Koordinimit të Programeve Kombëtare dhe Rajonale), në rolin e zyrës mbështetëse të KKIPA dhe aktorëve e institucioneve të tjera për planifikimin, programimin, implementimin, monitorimin dhe vlerësimin e asistencës së BE-së në kuadrin e përgatitjes për anëtarësim.
Projekti filloi në 27 Shkurt 2019. Si rezultat i aktiviteteve të kryera gjatë 12 muajve, 427 nëpunës të shërbimit civil dhe nëpunës publikë janë trainuar për programimin, monitorimin dhe raportimin e asistencës IPA, mbështetje është dhënë për organizimin e 13 Komiteteve Sektoriale të Monitorimit dhe për përgatitjen e Raporteve Vjetore të Implementimit mbi asistencën IPA si dhe po vazhdon trainimi gjatë punës për programimin e IPA III dhe hartimin e 9 analizave sektoriale në përgatitje për dorëzimin e Dokumentit Strategjik të Shqipërisë për periudhën e financimit 2021-2027.
Forcimi i kapaciteteve të institucioneve shqiptare për Menaxhimin e Programeve Evropiane
MEPJ është koordinator i përgjithshëm kombëtar për Programet Evropiane ku Shqipëria merr pjesë (9 programe aktualisht). Drejtoria e Koordinimit të Programeve Kombëtare dhe Rajonale të IPA-s pranë MEPJ, është njësia përgjegjëse për Programet Evropiane. Gjithashtu, për çdo Program Evropian ka një institucion përgjegjës (nënshkruesi i marrëveshjes me Komisionin Evropian) si dhe Pikë/a Kombëtare Kontakti, që kanë rolin e koordinatorëve kombëtar për programet specifike.
Duke filluar nga muaji mars 2019, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme përfiton nga mbështetja teknike për Menaxhimin e Programeve Evropiane në Shqipëri, e cila do të zgjasë 3 vjet. Objektivi i kësaj asistence është të mbështesë institucionalizimin e Programeve Evropiane dhe zhvillimin e kapaciteteve dhe qëndrushmërisë së MEPJ-së, Koordinatorëve Kombëtar/Pikave Kombëtare të Kontaktit (NCP) si dhe strukturave të tjera përkatëse shqiptare. Nëpërmjet kësaj mbështetje synohet gjithashtu rritja e numrit të aplikuesve potencial për Programet Evropiane, rritja e partneriteteve midis aplikuesve shqiptar dhe atyre të huaj, rritja e vizibilitetit të Programeve Evropiane si dhe rritja e numrit të përfituesve nga Programet Evropiane në Shqipëri.
Mbështjete Teknike për programet e Bashkëpunimit Territorial
Bazuar në Nenin 72 të Marrëveshjes Kuadër midis Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian për Instrumentin e Asistencës IPA II dhe Rregulloret specifike të secilit Program të Bashkëpunimit Territorial, shuma e asistencës IPA II që akordohet për asistencën teknike është jo më shumë se 10% e shumës totale të akorduar për programin e bashkëpunimit ndërkufitar.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi IPA BNK Shqipëri – Kosovë
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 1 Janar 2020 deri në 31 Dhjetor 2022.
Objektivi i përgjithshëm i Projektit të Asistencës Teknike është të mbështesë Autoritetet Kombëtare të Shqipërisë dhe Kosovës në sigurimin e vendosjes dhe administrimit efikas të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë 2014-2020 të programit të nëpërmjet instrumentit të Para-antarësimit (IPA II).
Objektivat specifikë synojnë të sigurojnë zbatimin efektiv dhe efikas të programit BNK duke rritur kapacitetet e Sekretariatit të Përbashkët Teknik (SPT), Strukturat Operative (OS), Komitetin e Përbashkët Monitorues (KPM) dhe ato të përfituesve potencialë dhe aktualë të financimit të BE-së. TA do të mbështesë dhe monitorojë zbatimin e granteve për thirrjet e ardhshme për projekt propozime përmes zhvillimit të ditëve informuese dhe forumeve të kërkimit të partnerëve në Shqipëri dhe në Kosovë.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi IPA BNK Maqedoni e Veriut – Shqipëri
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 24 Korrik 2019 deri më 25 Korrik 2022.
Objektivi i përgjithshëm i Projektit të Asistencës Teknike është të mbështesë autoritetet kombëtare të të dy vendeve përfituese, në sigurimin e vendosjes dhe menaxhimit efikas të Programit të Bashkëpunimit Ndërkufitar midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë 2014-2020. Përmirësimi i kapaciteteve të Strukturave Operuese dhe strukturave të përbashkëta të menaxhimit (Komiteti i Përbashkët i Monitorimit, Sekretariatit të Përbashkët Teknik dhe zyrës së Antenës së tij) për të menaxhuar dhe zbatuar në mënyrë efikase dhe në kohë të aktiviteteve në kuadër të programit; Përgatitja dhe shpërndarja e informacionit për programin tek autoritetet kombëtare, publiku i përgjithshëm dhe përfituesit e programit. Gjithashtu dhe përmirësimi i kapaciteteve të përfituesve të granteve dhe përfituesve të mundshëm për të përgatitur dhe zbatuar më pas projekte me cilësi të lartë
Objektivat specifikë synojnë sigurimin e zbatimit efiçent, efektiv, transparent dhe në kohë të programit; Rritjen dhe ndërgjegjësimin për programin tek komunitetet kombëtare, rajonale, vendore të popullsisë në zonën e lejuar të programit në përgjithësi si edhe forcimin e aftësive administrative të autoriteteve dhe përfituesve që zbatojnë programin me qëllim të përmirësimit të rezultateve të projekteve.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 16 Dhjetori 2019 deri në 15 Dhjetor 2022.
Objektivi i përgjithshëm i projektit të Asistencës Teknike është të mbështesë autoritetet kombëtare të Malit të Zi (ku ndodhet Autoriteti Kontraktues) dhe Shqipërisë për të siguruar menaxhimin eficent të Programit IPA BNK Mal i Zi – Shqipëri.
Objektivat specifike të këtij projekti synojnë të sigurojnë zbatimin në mënyrë trasparente, efiçente, me efektivitet dhe në kohë të programit, të rrisin sensibilizimin e programit tek komuniteti lokal, rajonal dhe kombëtar dhe në përgjithësi tek popullsia në zonën e lejuar të programi si dhe të mbështesin aktivitetet e ndërgjegjësimit në nivel kombëtar, me qëllim informimin e qytetarëve në të dy vendet përfituese.
Alokimi për asistencën teknike do të përdoret për të mbështetur punën e Strukturave Kombëtare Operuese dhe të Komitetit të Përbashkët të Monitorimit në sigurimin e fillimit, zbatimit, monitorimit dhe vlerësimit efikas të programit si dhe përdorimin optimal të burimeve.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi Interreg IPA BNK Greqi-Shqipëri
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 1 Mars 2016 deri në 31 Dhjetor 2023.
Objektivi i përgjithshëm i projektit është të maksimizohet efektiviteti dhe efikasiteti i menaxhimit dhe zbatimit të programit, në mënyrë që të arrihet objektivi kryesor për rritjen e zgjuar, zhvillimin e qëndrueshëm dhe rritjen gjithëpërfshirëse.
Objektivat specifikë të këtij projekti të Asistencës Teknike synojnë të përmirësojnë kapacitetet e Strukturës Kombëtare (Struktura Operative) dhe Strukturave të Përbashkëta të Menaxhimit (Komiteti i Përbashkët i Monitorimit, Sekretariati i Përbashkët Teknik, Komiteti i Përbashkët Drejtues), aplikantëve/përfituesve të mundshëm për të menaxhuar dhe zbatuar në mënyrë efikase dhe në kohë detyrat dhe aktivitetet e programeve ndërkufitare si dhe përgatitjen dhe shpërndarjen e informacionit për programin tek autoritetet kombëtare, publiku i përgjithshëm dhe përfituesit e programit dhe përmirësimin e aftësive të përfituesve të granteve për të zbatuar projekte ndërkufitare me cilësi të lartë.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi Interreg IPA BNK Itali – Shqipëri – Mal i Zi
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 5 Shtator 2017 deri në 30 Qershor 2023.
Objektivi i përgjithshëm i Asistencës Teknike synon të rrisë efikasitetin dhe efektivitetin në menaxhimin dhe zbatimin e Programit, përmirësimin dhe rregullimin e procedurave administrative, si dhe mbështetjen e përfituesve për të rritur performancën e tyre.
Objektivat specifikë të Asistencës Teknike lidhen me aktivitetet për mbështetjen e strukturës së programit si dhe për një menaxhim të mirë të programit të bashkëpunimit në drejtim të efikasitetit dhe efektivitetit. Ajo synon të përmirësojë dhe thjeshtojë procedurat administrative për një zbatim më të shpejtë dhe më të efektshëm të programit si dhe një përmirësim të mbështetjes për përfituesit në mënyrë që ata të mund të aplikojnë në kushte më të mira dhe të paraqesin projekte më të targetuara dhe me cilësi më të mirë. Me qëllim mbështetjen dhe asistencën e përfituesve është krijuar Pika Kombëtare e Informimit (National Info Point/NIP).
Projekti i Asistencës Teknike – Programi Interreg IPA Balkanmed
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 1 Janar 2015 dhe do të zbatohet deri në 31 Dhjetor 2023.
Objektivi i përgjithshëm i projektit të Asistencës Teknike është forcimi i mekanizmit të zbatimit të programit Interreg IPA Balkanmed në kohë dhë në mënyrë efikase.
Objektivat specifike të Projektit të Asistencës Teknike janë ngritja e të gjitha strukturave menaxhuese të programit dhe në veçanti të Komitetit Monitorues, Sekretariatin Teknik, dhe strukturat e kontrollit dhe auditit, instalimi i një sistemi të kompjuterizuar në përputhje me kërkesat rregullatore përkatëse për menaxhimin, monitorimin, funksionet e auditit dhe kontrollit, ngritja e një sistemi për kryerjen e kontrolleve në terren të programit, përgatitja e një plani komunikimi që mbulon të gjitha fazat e zbatimit të programit si dhe përgatitja e planit të vlerësimit të programit, etj
Projekti Asistences Teknike – Programi Interreg ADRION
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 14 Korrik 2016 deri më 13 Korrik 2021.
Objektivi i përgjithshëm i projektit të Asistencës Teknike është forcimi i mekanizmit të zbatimit të programit Interreg ADRION në kohë dhë në mënyrë efikase.
Objektiva specifikë të Projektit të Asistencës Teknike janë ndërtimi i një partneriteti të suksesshëm është një nga karakteristikat kryesore të një projekti të mirë bashkëpunimi transnacional. Projekti duhet të identifikojë objektivat e tij të përgjithshëm dhe specifik në lidhje me nevojat territoriale, të hartojë një plan pune dhe të përcaktojë rezultatet e tij, të cilat mund të lidhen qartë me rezultatet e programit.
Projekti i Asistencës Teknike – Programi Interreg MED
Projekti i Asistencës Teknike do të zbatohet përmes një kontrate granti duke filluar nga 1 Janari 2014 dhe do të zbatohet deri në 31 Tetor 2023.
Objektivi i përgjithshëm i Asistencës Teknike është të mbështesë veprimet për përgatitjen, menaxhimin, monitorimin, vlerësimin, informacionin dhe komunikimin, rrjetëzimin, zgjidhjen e ankesave si dhe kontrollin dhe auditimin e Programit. Asistenca Teknike mbështet gjithashtu veprimet për të zvogëluar barrën administrative për përfituesit.
Objektivat specifikë të Asistencës Teknike synojnë të zbatojë në mënyrë efektive programin e bashkëpunimit, të mbështesë aplikantët dhe përfituesit si dhe të forcojë përfshirjen e partnerëve përkatës në zbatimin e tij. Këto aktivitete kryhen në nivelin transnacional nga Autoriteti Menaxhues, Sekretariati i Përbashkët, Autoriteti Kontraktues dhe/ose Shtetet pjesëmarrëse.
Projekti i Asistencës Teknike -Projekti PANORAMED
Projekti PANORAMED 2014-2020 i financuar nga Bashkimi Europian, për të plotësuar tre prioritetet tematike – Inovacionin, Energjinë dhe Mjedisin ka integruar në arkitekturën e tij një aks ndërsektorial që trajton në mënyrë specifike proceset e qeverisjes në Rajonin e Mesdheut: Aksin 4 “Përmirësimi i Qeverisjes së Mesdheut”. Konkretisht, kjo do të arrihet përmes një platforme të autoriteteve kombëtare dhe rajonale, projekti Panoramed. Kohëzgjatja e përgjithshme e projektit është 5 vjet, ka filluar në Mars 2017 dhe se do të zgjasë deri në fund të Marsit 2022.
Objektivi i përgjithshëm i Asistencës Teknike i Projektit Panoramed është rritja e impaktit të financimeve të bëra në kuadër të programit, në politikat kombëtare e rajonale, nëpërmjet kapitalizimit dhe konsolidimit të rezultateve të përftuara nga implementimi i projekteve. Ky prioritet parashikon ngritjen e një platforme për nxitjen e mirëqeverisjes në zonën e Mesdheut, si dhe koordinimin e aktiviteteve të ndryshme të cilat do të ndikojnë në zhvillimin dhe mbrojtjen e kësaj zone duke përmirësuar kapacitet institucionale.