Kapitulli 16: Tatimet

Kapitulli 16: Tatimet

Foto nga

Acquis për tatimet kërkon harmonizimin e legjislacionit tatimor të Shteteve Anëtare (dhe vendeve aderuese) me atë të BE-së kryesisht në fushën e tatimeve indirekte, përkatësisht për tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH) dhe detyrimet e akcizës. Mbulohen gjithashtu dhe disa aspekte të tatimit të drejtpërdrejtë (tatimi mbi të ardhurat personale dhe tatimin mbi të ardhurat e korporatave) dhe përcaktohen rregulla për eliminimin e taksimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal, teksa kërkohet edhe bashkëpunimi administrativ për çështje tatimore.

Në lidhje me tatimin e tërthortë, acquis përcakton qëllimin, përkufizimet dhe parimet e TVSH-së. Akcizat për produktet energjetike, produktet e duhanit dhe pijet alkoolike mbulohen gjithashtu nga acquis në këtë fushë. Legjislacioni i BE-së mbi akcizat përfshin përcaktimin e kategorive të mallrave që i nënshtrohen akcizës, prodhimin, ruajtjen dhe qarkullimin e tyre brenda BE-së, metodën e tatimit, nivelet minimale të akcizës dhe fushëveprimin e përjashtimeve. Sa i përket tatimit të drejtpërdrejtë, legjislacioni në fushën e tatimit mbi të ardhurat e  korporatave mbulon tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin. Në fushën e tatimit mbi të ardhurat personale, në fokus të legjislacionit është tatimi i interesit, pensioneve dhe pagesave të dividentëve që u bëhen individëve.

Për më tepër, Shtetet Anëtare duhet të zbatojnë parimet e Kodit të Sjelljes për Tatimin e Biznesit, me qëllim eliminimin e masave të dëmshme tatimore. Bashkëpunimi administrativ dhe ndihma e ndërsjellë ndërmjet Shteteve Anëtare ka për qëllim sigurimin e një funksionimi pa probleme të tregut të brendshëm sa i përket tatimit dhe siguron mjete për të parandaluar evazionin tatimor ndër-Komunitar dhe shmangien e taksave.

Institucioni lider për këtë kapitull

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Negociatori i kapitullit

Amarda Zebi, Prof. DR

Fusha e ekspertizës 60 karaktere max.

Progresi i Kapitullit

Takimi shpjegues

03-04.06.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet

Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.

Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.

Kapitujt e negociatave

1

Lëvizja e Lirë e Mallrave

2

Lëvizja e Lirë e Punëtorëve

3

E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime

4

Lëvizja e Lirë e Kapitalit

5

Prokurimi Publik

6

Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare

7

E Drejta e Pronësisë Intelektuale

8

Politika e Konkurrencës

9

Shërbimet Financiare

10

Shoqëria e Informacionit dhe Media

11

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

12

Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

13

Peshkimi

14

Politika e Transportit

15

Energjia

16

Tatimet

17

Politika Ekonomike dhe Monetare

18

Statistikat

19

Politikat Sociale dhe të Punësimit

20

Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale

21

Rrjetet Transevropiane

22

Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore

23

Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore

24

Drejtësia, Liria dhe Siguria

25

Shkenca dhe Kërkimi Shkencor

26

Arsimi dhe Kultura

27

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike

28

Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit Publik

29

Bashkimi Doganor

30

Marrëdhëniet me jashtë

31

Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes

32

Kontrolli Financiar

33

Dispozitat Financiare dhe Buxhetore

Takimi Shpjegues i përfunduar

Takimi Dypalësh i përfunduar

Raporti Screening i finalizuar

Lajmet e fundit