Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian
Strukturat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme
Kryenegociatori
Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian
Delegacioni Shtetëror
Grupi Negociator
Misioni i Shqipërisë në BE
Sekretariati i Integrimit Evropian
Grupet Ndërinstitucionale të Punës
Komiteti Teknik i Grupeve Ndëristitucionale të Punës
Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian
Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian (KSHIE) krijohet si organi më i lartë që siguron bashkërendimin e qëndrimit politik dhe/ose negociues për secilin kapitull të negociatave, para vendimmarrjes për çështjen përkatëse në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, si dhe kryen funksion mbikëqyrës të çështjeve kryesore në zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim- Asociimit.
KSHIE drejtohet nga Kryeministri dhe në të marrin pjesë:
Kryetari i Delegacionit Shtetëror, ministri përgjegjës për çështjet e integrimit evropian;
Ministri përgjegjës për financën
Në Komitetin Shtetëror për Integrimin Evropian bëjnë pjesë sipas tematikës së diskutimit, për çdo kapitull të acquis të Bashkimit Evropian, ministri që mbulon fushën përkatës të përgjegjësisë shtetërore. Gjithashtu ftohen të marrin pjesë përfaqësues të institucioneve të tjera të varësisë si dhe kryetarët e institucioneve të pavarura, sipas çështjes në diskutim. Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian mbështetet nga Sekretariati i Integrimit Evropian.