Kapitulli 2: Lëvizja e Lirë e Punëtorëve
Lëvizja e lirë e punëtorëve përfaqëson një nga katër liritë themelore të Bashkimit Evropian. Ky parim nënkupton qarkullimin e lirë të punës si faktor ekonomik në tregun e brendshëm të BE-së pa pengesa . Acquis në këtë kapitull parashikon që qytetarët e BE- së të një Shteti Anëtar të kenë të drejtë të punojnë në një Shtet Anëtar tjetër pa u diskriminuar bazuar në shtetësi sa i takon kushteve të punës, ndihmës sociale dhe taksimin. Acquis në këtë kapitull përfshin gjithashtu një mekanizëm për të koordinuar dispozitat e sigurimeve shoqërore kombëtare për personat e siguruar dhe anëtarët e familjeve të tyre që lëvizin në një Shtet tjetër Anëtar.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
13.03.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar