Delegacioni Shtetëror

Delegacioni Shtetëror

Delegacioni Shtetëror është organi përgjegjës për zhvillimin e dialogut politik dhe negociatave me Institucionet e Bashkimit Evropian, përfshirë hapjen dhe mbylljen e negociatave për secilin kapitull të acquis të Bashkimit Evropian.
Delegacioni Shtetëror përbëhet nga:

Ministri përgjegjës për çështjet e integrimit evropian dhe punët e jashtme në funksionin e Kryetarit të Delegacionit Shtetëror;

 Zëvendëskryetari i Delegacionit Shtetëror – Kryenegociatori;
 
Kreu i Misionit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
 

Përfaqësues të ministrive dhe institucioneve të tjera qendrore, sipas rastit.

Delegacioni Shtetëror përfaqëson Republikën e Shqipërisë në Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkim Evropian në kuadër të negociatave të aderimit në Bashkimin Evropian. Në ushtrimin e funksioneve të tij Delegacioni Shtetëror mbështetet nga Grupi Negociator dhe Sekretariati i Integrimit Evropian.