Kapitulli 13: Peshkimi
Acquis për peshkimin përbëhet nga rregullore, të cilat nuk kërkojnë transpozim në legjislacionin kombëtar. Sidoqoftë, kërkohet vendosja e masave për të përgatitur administratën dhe operatorët për pjesëmarrje në politikën e përbashkët të peshkimit (CFP), e cila mbulon politikën e tregut, menaxhimin e burimeve dhe flotave, inspektimin dhe kontrollin, veprimet strukturore dhe kontrollin e ndihmës shtetërore. Në disa raste duhet të ratifikohen marrëveshje ekzistuese të peshkimit dhe konventat me vendet e treta ose organizatat ndërkombëtare. CFP vendos rregulla të hollësishme dhe strikte që duhet të zbatohen në mënyrë efektive edhe nga vendet e treta që eksportojnë në BE.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
12-13.06.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar