Kryenegociatori

Kryenegociatori

Kryenegociatori luan njërin prej roleve më të rëndësishëm në procesin e zhvillimit të negociatave për anëtarësim. Në cilësi të anëtarit të Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian, Kryenegociatori është përgjegjës për paraqitjen e projekt-qëndrimit negociues për çdo kapitull acquis. Ai merr pjesë në negociata si në nivel politik, si zëvendës kryetar i Delegacionit Shtetëror, ashtu dhe në nivel teknik si kryetar i Grupit Negociator.
Si kryetar i Grupit Negociator, Kryenegociatori:

drejton procesin e negociatave për çdo kapitull acquis me institucionet e BE-së në nivel teknik, sipas qëndrimeve negociuese të miratuara;

drejton procesin e vlerësimit të impaktit e MSA-së dhe të harmonizimit të acquis mbi financat publike dhe sistemin ligjor vendas, si dhe drejton vlerësimin e prioriteteve dhe monitorimin e IPA-ve dhe të projekteve të tjera të financuara nga donatorë të huaj;

koordinon punën e Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe të Grupeve Ndërinstitucionale të Punës, si dhe i udhëheq këta gjatë procesit të negociatave, etj.