Kapitulli 15: Energjia
Acquis i kapitullit të energjisë përqendrohet kryesisht në tregun e brendshëm të energjisë (tregjet e energjisë elektrike dhe gazit natyror, përfshirë sektorin e qymyrit), efikasitetin e energjisë, burimet e energjisë së rinovueshme, sigurinë bërthamore, mbrojtjen nga rrezatimi dhe sigurinë e furnizimit me energji. Objektivat kryesore të kësaj fushe politike janë konkurrueshmëria, siguria e furnizimeve dhe qëndrueshmëria. Sipas legjislacionit të BE-së në sektorin e energjisë, zbatohen rregulla të përbashkëta për qasjen në treg, për organizimin, funksionimin e tregut, procedurat e tenderit dhe metodat e autorizimit, ndërsa për të adresuar sfidat e ndryshimeve klimatike ekziston një komponent kyç i politikave energjetike të BE-së që zhvillon politika të energjisë së qëndrueshme (siç është Kuadri 2030 për Klimën dhe Politikat e Energjisë).
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
26-27.03.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar