Kapitulli 20: Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale
Politikat industriale të BE-së përbëhen kryesisht nga parimet e politikave dhe komunikatat e politikave industriale. Acquis përfshin tre grupe politikash: politikat e ndërmarrjeve, politikat industriale dhe masat specifike sektoriale për rritjen e konkurrencës. Parimet e politikave në këtë kapitull synojnë të sigurojnë rregullimin strukturor, krijimin e një mjedisi më të mirë për biznesin, rritjen e investimeve të brendshme dhe të jashtme, mbështetjen e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ( NVM ), kërkimin dhe zhvillimin ( R&D ), aktivitete të inovacionit dhe sipërmarrjes. Nisur nga sa më sipër, ky kapitull përshkon horizontalisht fusha të ndryshme politikash, ndërsa zbatimi i tij kërkon kapacitetet përkatëse administrative në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
29-30.01.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar