Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian

Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian

Informimi, konsultimi, komunikimi dhe përfshirja e shoqërisë civile, grupeve të interesit, botës akademike, dhe pushtetit vendor në procesin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian si dhe në procesin e Stabilizim-Asociimit realizohet nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian.


Pjesëmarrja e shoqërisë civile dhe grupeve të interesit në Procesin e Negociatave të Anëtarësimit në Bashkimin Evropian për monitorimin e politikave publike përgjatë procesit të negocimit, nëpërmjet Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, si dhe dhënia e ekspertizës në fusha të ndryshme të acquis të Bashkimit Evropian, është e hapur për to sipas fushës përkatëse të kompetencës.


Prandaj, Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian zhvillon procesin e informimit dhe këshillimit në lidhje me:

projekt qëndrimin negociues të Republikës së Shqipërisë për kapitullin përkatës të acquis;

programimin dhe monitorimin e ndihmës së Bashkimit Evropia
 

hartimin e Planit Kombëtar për Integrimin Evropian ose planeve të tjera në kuadër të procesit të Integrimit Evropian, etj.


Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian organizohet me dy nivele përfaqësimi:

Bordi Drejtues, i cili drejton Platformën e Partneritetit për Integrimin Evropian. Bordi Drejtues kryesohet nga Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe ka në përbërje të tij 15 anëtarë (ndër të cilët Zëvendësministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Kryenegociatori, zyrtar të nivelit drejtues të MEPJ dhe përfaqësues nga shoqatat e organeve të pushtetit vendor, shoqërisë civile, të komunitetit të biznesit, shoqatave të punëmarrësve dhe botës akademike) ; dhe

33 Tryeza të Diskutimit dhe Këshillimit, të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapitujt e acquis të Bashkimit Evropian.