Kapitulli 23: Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore
Ky kapitull përfshin fushën e gjyqësorit, anti-korrupsionin, të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së. Acquis synon të ruajë dhe të zhvillojë më tej Bashkimin si një zonë të lirisë, sigurisë dhe drejtësisë, duke kërkuar kështu krijimin e një gjyqësori të pavarur, të paanshëm dhe efikas. Acquis përcakton standarde të larta të gjykimit për të garantuar sundimin e ligjit, duke siguruar gjithashtu garanci për një proces të rregullt ligjor. Shtetet Anëtare dhe vendet aderuese duhet të angazhohen gjithashtu për të eleminuar ndikimet e jashtme mbi gjyqësorin dhe të sigurojnë burime adekuate financiare dhe trajnime për funksionimin e duhur të këtij të fundit.
Po ashtu, Shtetet Anëtare dhe vendet aderuese duhet të luftojnë në mënyrë efektive korrupsionin, pasi ai paraqet një kërcënim për stabilitetin e institucioneve demokratike dhe sundimin e ligjit. Kërkohet një kuadër solid ligjor dhe institucione të besueshme për të mbështetur një politikë koherente për parandalimin dhe shmangien e korrupsionit. Shtetet Anëtare duhet të respektojnë të drejtat themelore dhe të drejtat e shtetasve të BE-së, të garantuara nga acquis dhe nga Karta e të Drejtave Themelore.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Drejtësisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
27-28.09.2018
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar