Rreth Strukturave
Strukturat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme
Kryenegociatori
Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian
Delegacioni Shtetëror
Grupi Negociator
Misioni i Shqipërisë në BE
Sekretariati i Integrimit Evropian
Grupet Ndërinstitucionale të Punës
Komiteti Teknik i Grupeve Ndëristitucionale të Punës
Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian
Për shkak të kompleksitetit të procesit të negociatave, Shqipërisë i kërkohet t’i qaset me seriozitet zhvillimit të tyre.
Për menaxhimin e këtij procesi kërkohet pikësëpari ngritja e një kuadri ligjor për strukturat negociuese. Këto duhen ngritur e duhen mbështetur me burime njerëzore të mjaftueshme për t’i bërë ballë përmbushjes së detyrave gjatë zhvillimit të negociatave. Gjithë kjo kërkon jo vetëm ekspertizë, por parashikimin e një morie procedurash që mundësojnë vijimin e pandërprerë të punës.
Për këtë qëllim, me VKM Nr.749 datë 19.12.2018 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e strukturës shtetërore përgjegjëse për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e Traktatit të Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian”, është ngritur kuadri ligjor për strukturat negociuese.
Struktura e negociatave e krijuar sipas këtij vendimi ka si qëllim arritjen e këtyre objektivave:
- të realizojë procesin e shqyrtimit të përafrimit të legjislacionit të brendshëm me “acquis” të Bashkimit Evropian (screening);
- të përcaktojë qëndrimet negociuese të Republikës së Shqipërisë për secilin kapitull të “acquis” të Bashkimit Evropian;
- të negociojë dhe përfundojë Traktatin e Aderimit të Republikës së Shqipërisë në Bashkimin Evropian.
Struktura përgjegjëse për negociatat sipas këtij vendimi përbëhet nga:
- Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian;
- Delegacioni Shtetëror;
- Grupi Negociator;
- Misioni i Shqipërisë në Bashkimin Evropian;
- Sekretariati i Integrimit Evropian;
- Grupet Ndërinstitucionale të Punës;
- Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian.
Ndërkohë me VKM Nr.94 datë 20.05.2019 “Për ngritjen, përbërjen dhe funksionimin e grupeve ndërinstitucionale të punës për integrimin evropian” janë ngritur tashmë 33 grupe ndërinstitucionale pune për 33 kapituj negociues.
Një rol të veçantë në strukturën e negociatave zënë gjithashtu Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, si koordinatori kombëtar për integrimin evropian dhe Kryenegociatori, i cili do të kryesojë grupin negociator gjatë zhvillimit të negociatave në nivel teknik.
Aktualisht janë hartuar dhe projekt-aktet për ngritjen dhe funksionimin e Grupit Negociator, Sekretariatit të Integrimit Evropian dhe Platformës së Partneritetit për Integrimin Evropian, akte ende në proces konsultimi.