Kapitulli 32: Kontrolli Financiar
Acquis në këtë kapitull ka të bëjë me adoptimin e kuadrit dhe standardeve të njohura ndërkombëtarisht, si dhe praktikës së mirë të BE-së, mbi kontrollin e brendshëm financiar publik (PIFC), bazuar në parimin e përgjegjësisë së decentralizuar menaxheriale. PIFC duhet të aplikohet në të gjithë sektorin publik dhe të përfshijë kontrollin e brendshëm të menaxhimit financiar të fondeve kombëtare dhe të BE-së. Në veçanti, acquis kërkon ekzistencën e sistemeve të menaxhimit efektiv dhe transparent, duke përfshirë marrëveshjet e përgjegjësisë për arritjen e objektivave, një kontroll të brendshëm të pavarur funksionalisht dhe strukturat organizative përkatëse, përfshirë koordinimin qendror të zhvillimit të PIFC-it në të gjithë sektorin publik.
Ky kapitull kërkon gjithashtu një organ auditues të jashtëm të pavarur nga ana institucionale, operacionale dhe financiare që zbaton mandatin e tij të auditimit në përputhje me standardet e Organizatës Ndërkombëtare të Institucioneve të Larta të Auditimit ( INTOSAI ) dhe raporton në parlament për përdorimin e burimeve të sektorit publik. Për më tepër, ky kapitull përfshin edhe mbrojtjen e interesave financiare të BE-së kundër mashtrimit në menaxhimin e fondeve të BE-së dhe mbrojtjen e Euros nga falsifikimi .
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Financave dhe Ekonomisë
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
06.12.2018
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar