Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar shërbime

Kapitulli 3: E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime

Foto nga jcomp - www.freepik.com

E drejta e vendosjes dhe liria për të ofruar shërbime përbën një nga katër të drejtat themelore të BE-së. Ajo siguron të drejtën e vendosjes të shtetasve dhe personave juridikë të BE-së në cilindo Shtet Anëtar dhe lirinë e ofrimit të shërbimeve ndërkufitare, varësisht nga disa përjashtime shumë të kufizuara. Acquis përfshin veprimtaritë industriale, artizanale dhe aktivitetet tregtare, përfshirë aktivitetet që zhvillohen nga persona të vetëpunësuar. Acquis në këtë kapitull harmonizon gjithashtu rregullat në lidhje me profesionet e rregulluara për të siguruar njohjen e ndërsjellë të kualifikimeve dhe diplomave midis Shteteve Anëtare; për disa profesione të rregulluara duhet të ndiqet kurrikula minimale e përbashkët e trajnimit në mënyrë që kualifikimi të njihet automatikisht në një Shtet tjetër Anëtar. Sa i përket shërbimeve postare, acquis synon gjithashtu hapjen e këtij sektori ndaj konkurrencës në mënyrë graduale dhe të kontrolluar, brenda një kuadri rregullator që siguron një shërbim universal.

Institucioni lider për këtë kapitull

Ministria e Financave dhe Ekonomisë

Negociatori i kapitullit

Amarda Zebi, Prof. DR

Fusha e ekspertizës 60 karaktere max.

Progresi i Kapitullit

Takimi shpjegues

11-12.12.2018
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet

Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.

Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.

Kapitujt e negociatave

1

Lëvizja e Lirë e Mallrave

2

Lëvizja e Lirë e Punëtorëve

3

E Drejta e Vendosjes dhe Liria për të Ofruar Shërbime

4

Lëvizja e Lirë e Kapitalit

5

Prokurimi Publik

6

Legjislacioni për Shoqëritë Tregtare

7

E Drejta e Pronësisë Intelektuale

8

Politika e Konkurrencës

9

Shërbimet Financiare

10

Shoqëria e Informacionit dhe Media

11

Bujqësia dhe Zhvillimi Rural

12

Politikat e Sigurisë Ushqimore, Veterinarisë dhe Mbrojtjes së Bimëve

13

Peshkimi

14

Politika e Transportit

15

Energjia

16

Tatimet

17

Politika Ekonomike dhe Monetare

18

Statistikat

19

Politikat Sociale dhe të Punësimit

20

Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale

21

Rrjetet Transevropiane

22

Politikat Rajonale dhe Koordinimi i Instrumenteve Strukturore

23

Gjyqësori dhe të Drejtat Themelore

24

Drejtësia, Liria dhe Siguria

25

Shkenca dhe Kërkimi Shkencor

26

Arsimi dhe Kultura

27

Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike

28

Mbrojtja e Konsumatorit dhe e Shëndetit Publik

29

Bashkimi Doganor

30

Marrëdhëniet me jashtë

31

Politika e Jashtme, e Sigurisë dhe e Mbrojtjes

32

Kontrolli Financiar

33

Dispozitat Financiare dhe Buxhetore

Takimi Shpjegues i përfunduar

Takimi Dypalësh i përfunduar

Raporti Screening i finalizuar

Lajmet e fundit