Kapitulli 19: Politikat Sociale dhe të Punësimit
Acquis në fushën sociale synon rritjen e punësimit, përmirësimin e kushteve të punës dhe të jetesës, krijimin e mekanizmave të mbrojtjes sociale me standardet e duhura, promovimin e dialogut me partnerët social, zhvillimin e burimeve njerëzore në mënyrë që të sigurojë punësim të qëndrueshëm, luftimin e varfërisë dhe përjashtimit social dhe ofrimin e mundësive të barabarta për meshkujt dhe femrat.
Duke pasur parasysh sa më sipër, acquis përfshin standarde minimale në fushën e legjislacionit të punës, barazisë, shëndetit dhe sigurisë në punë, si dhe antidiskriminimit. Fondi Social Evropian është mjeti kryesor financiar përmes të cilit BE mbështet zbatimin e strategjisë së saj të punësimit dhe kontribuon në përpjekjet për përfshirje sociale.
Institucioni lider për këtë kapitull
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
03-05.04.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar