Kapitulli 9: Shërbimet Financiare
Acquis në këtë kapitull rregullon shërbimet financiare në fushën bankare, atë të sigurimeve, pensioneve suplementare, shërbimeve të investimeve dhe tregjeve të letrave me vlerë. Ai përcakton standarde minimale në lidhje me autorizimin, funksionimin dhe mbikëqyrjen e operatorëve të shërbimeve financiare, duke siguruar ofrimin e sigurt të shërbimeve financiare mbi baza ndërkufitare. Në vazhdën e krizës financiare që po ndodh që nga viti 2009, acquis në këtë kapitull është transformuar rrënjësisht duke krijuar mekanizma të reja. Po bëhen përpjekje për forcimin dhe thellimin e mbikëqyrjes së shërbimeve financiare në nivel BE-je, siç është krijimi i një Bashkimi Evropian Bankar dhe një Bashkimi të Tregjeve të Kapitalit.
Institucioni lider për këtë kapitull
Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare
Negociatori i kapitullit
Progresi i Kapitullit
Takimi shpjegues
09-10.04.2019
Bruksel
Agjenda e takimit
Prezantimet
Negociatat për këtë kapitull do të çelen pas marrjes së vendimit përkatës nga Këshilli i Ministrave i BE-së.
Ky kapitull mbyllet vetëm pas raportit për mbylljen e tij të lëshuar nga Komisioni i BE-së dhe miratimit nga të gjithë vendet anëtare. Në çdo rast, deri me mbylljen zyrtare të të 35 kapitujve, kapitulli do të konsiderohet “i mbyllur përkohësisht”.
Kapitujt e negociatave
Takimi Shpjegues i përfunduar
Takimi Dypalësh i përfunduar
Raporti Screening i finalizuar