Në qershor të vitit 2018 Këshilli i Ministrave i Bashkimit Evropian vlerësoi progresin e bërë nga Shqipëria për reformat e ndërmarra dhe përcaktoi rrugën drejt hapjes së negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Këshilli autorizoi Komisionin për fillimin e punës përgatitore për procesin screening. Menjëherë pas këtij vendimi Komisioni nisi kalendarin për zhvillimin e takimeve shpjeguese (explanatory screening meetings) për 33 kapituj të acquis. Kapitujt 34 (Institucionet) dhe 35 (Çështje të Tjera) negociohen sipas rastit në fund të procesit negociues. Ata nuk janë relevant për Shqipërinë aktualisht.
Procesi filloi në shtator 2018 dhe shtrihet deri në dhjetor 2019: Ky proces njihet si screening.
Aktualisht janë zhvilluar të gjitha takimet shpjeguese dhe përgatitjet vazhdojnë për zhvillimin e takimeve dypalëshe, të cilat priten të ndodhin pas hapjes formale të negociatave me Shqipërinë.