Aktet ligjore që janë përkthyer ndër vite nga shqipja në anglisht janë mbi 900 faqe. Nga anglisht në shqip janë përkthyer mbi 12,000 faqe.
Në 2019 po përkthehen nga anglisht në shqip mbi5000faqe si dhe nga shqip në anglisht mbi 1000 të tilla. Në kuadër të bashkëpunimit midis Kosovës dhe Shqipërisë është finalizuar Manuali i Përkthimit të Legjislacionit të BE-së në gjuhën shqipe.
Për publikimin e akteve të përkthyera dhe të certifikuara nga anëtaret e dy institucioneve në funksion të përkthimit të legjislacionit evropian në gjuhën shqipe dhe anasjelltas ekziston faqja www.albterm.net
Komisioni Teknik Shqipëri-Kosovë do vazhdojë bashkëpunimin në krijimin e një manuali te përbashkët midis Kosovës dhe Shqipërisë për pjesën e rishikimit të përkthimit.