Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme
Strukturat
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme
Kryenegociatori
Komiteti Shtetëror për Integrimin Evropian
Delegacioni Shtetëror
Grupi Negociator
Misioni i Shqipërisë në BE
Sekretariati i Integrimit Evropian
Grupet Ndërinstitucionale të Punës
Komiteti Teknik i Grupeve Ndëristitucionale të Punës
Platforma e Partneritetit për Integrimin Evropian
Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme luan rol kyç në proceset integruese të vendit e këtë njëherazi në cilësi të koordinatorit kombëtar për integrimin në BE dhe si kryetar e anëtar në organet kryesore për zhvillimin e negociatave të anëtarësimit.
Ministri siguron linjën e komunikimit mes institucioneve të BE-së dhe strukturave negociuese shqiptare lidhur me agjendën/kalendarin dhe punët e procedurat gjatë procesit screening dhe negociatave të anëtarësimit. Ai organizon dhe koordinon gjithashtu punën e strukturave për përgatitjen për screening dhe procesin e negociatave, duke siguruar udhëheqje metodologjike dhe mbikëqyrje për strukturat.
Tjetër funksion kyç i Ministrit të MEPJ është informimi Këshillit të Ministrave mbi screening dhe negociatat, informimi i grupeve të interesit dhe i publikut të gjerë. Ai gjithashtu drejton dialogun politik dhe negociatat në nivel politik në cilësi të Kreut të Delegacionit Shtetëror dhe mbikëqyr proceset si anëtar i Komitetit Shtetëror për Integrimin Evropian.