Grupi Negociator

Grupi Negociator

Grupi Negociator është organi përgjegjës për zhvillimin e procesit teknik të negociatave të aderimit me institucionet e Bashkimit Evropian për çdo kapitull të acquis.

Grupi Negociator drejtohet nga Kryenegociatori, dhe përbëhet nga 7 (shtatë) anëtarë. Kryenegociatori dhe anëtarët e Grupit negociator emërohen me urdhër të Kryeministrit.

Grupi Negociator ka ndër të tjera përgjegjësinë:

 të vlerësojë projekt-propozimet për qëndrimet negociuese të hartuara nga Grupet Ndërinstitucionale të Punës për çdo kapitull të acquis, dhe më pas t‘i dërgojë ato për shqyrtim në Komitetin Shtetëror për Integrimin Evropian;

 të zhvillojë procesin e diskutimeve dhe negociatave për çdo kapitull të acquis në përputhje me qëndrimet negociuese të miratuara nga Këshilli i Ministrave;
 
 të monitorojë dhe bashkërendojë zbatimin e detyrimeve të Marrëveshjes së StabilizimAsociimit dhe dokumenteve strategjike për procesin e integrimit evropian, etj.
 

Grupi Negociator mbështetet në funksionet e tij nga Sekretariati i Integrimit Evropian.